Covid-19 i ka marrë jetën Bashkim Finos, Deputeti socialist dhe ish-kryeministri i Shqipërisë ishte prekur nga COVID-19 dhe nuk ka mundur ta fitojë betejën, duke u ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.
Raportohet se rreth orës 04.00 të mëngjesit vdiq politikani i njohur Bashkim Fino. Ish ministri kohet e fundit luftoi për jetën pasi ishte i prekur me Covid dhe nuk arriti t’ia dalë.
Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.
Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.