Gazetarja e News 24, Aurora Golemi është stacionuar para spitalit Infektiv, aty ku është edhe karantina e parë e ngritur për pacientët e prekur nga ky virus në vendin tonë.
Gjatë paradites së sotme, Golemi raporto se pranë Infektivit nuk ka shkuar asnjë autoambulancë që të sjellë raste të reja me pacientë të prekur.
Po sipas saj, aktualisht në këtë spital numri i të shtruarve është 30 persona, 3 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive. Golemi raportoi gjithashtu se mes këtyre personave ndodhet edhe një 66-vjecar me problem të tjera shëndetësore.
Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë, nga përhapja e pandemisë së koroanvirusit kanë humbur jetën dy persona, një grua 73-vjecare nga Durrësi dhe një 66-vjecar nga Lushnja, i shtruar pranë Infektivit. Të dy personat kishin pasur histori udhëtimi në Itali, atje ku virusi është përhapur frikshëm. Vetëm 24 orët e fundit janë shënuar mbi 400 të vdekur.