Indiferenca e qeverisë shqiptare ndaj mediave audio-vizive të cilat nuk janë përmëndur në asnjë aspket për ndihmë financiare nga qeveria gjatë periudhës së koronavirusit ka bërë që Top Channel të reagojë.
Përmes një editoriali, Top Channel vendos në pah punën e madhe të mediave të cilat gjatë gjithë kohës së izolimit të shqipërisë janë në detyrë për të raportuar. Televizioni kombëtar ia atribuon mediave dhe gazetarëve të cilët janë vetëmohuar për të raportuar, disiplinën e deri tanishme të qytetarëve.
“Mbi 99 përqind e popullsisë po i përgjigjen në mënyrë shembullore gjendjes së luftës duke respektuar rregullat që pothuajse ndryshojnë çdo ditë. Me një regjim të ri, po punojnë edhe mediat televizive të cilat kanë qenë shumë korrekte, por edhe kanë bërë një punë vetëmohuese me shumë sakrifica dhe për shkak të punës së qyteti të gjithë qytetarët janë informuar dhe janë disiplinuar duke pranuar kushtet e karantinës më të egër në Europë sepse karantina shqiptare është e pashembullt.” – shprehet Top Channel.
Top Channel gjithashtu ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk e mbështet median publiku do të mbetet i painformuar: “Por pavarësisht sakrificës së jashtëzakonshme, media dhe nuk ka mbështetje nga qeveria. Kjo kjo sjellje e qeverisë në fakt cënon interesin publik sepse nëse vazhdon kështu atëherë publiku do mbetet i painformuar dhe mungesa e informacionit do ketë kosto të lartë për regjimin e karantinës dhe vazhdimin e luftës.”
EDITORIALI I PLOTË:
Prej tetë marsit Shqipëria po provon një regjim të ashpër karantinë me qëllimin e vetëm të ndaljes së koronavirusit.
Mbi 99 përqind e popullsisë po i përgjigjen në mënyrë shembullore gjendjes së luftës duke respektuar rregullat që pothuajse ndryshojnë çdo ditë. Me një regjim të ri, po punojnë edhe mediat televizive të cilat kanë qenë shumë korrekte, por edhe kanë bërë një punë vetëmohuese me shumë sakrifica dhe për shkak të punës së qyteti të gjithë qytetarët janë informuar dhe janë disiplinuar duke pranuar kushtet e karantinës më të egër në Europë sepse karantina shqiptare është e pashembullt.
Vetëm këtu dhe askund tjetër, as në Itali as në Wuhan nuk janë ndaluar makinat dhe transporti publik dhe nuk janë kufizuar oraret e këmbësorëve.
Këto masa të domosdoshme nuk do arriheshin asnjëherë pa punën e televizioneve dhe ekraneve të cilat janë kufizuar dhe vetë duke mbyllur programe për të mbrojtur stafet e tyre të autorëve, moderatorëve, gazetarëve teknikëve, montazhierëve dhe stafit mbështetës.
Por pavarësisht sakrificës së jashtëzakonshme, media dhe nuk ka mbështetje nga qeveria. Kjo kjo sjellje e qeverisë në fakt cënon interesin publik sepse nëse vazhdon kështu atëherë publiku do mbetet i painformuar dhe mungesa e informacionit do ketë kosto të lartë për regjimin e karantinës dhe vazhdimin e luftës.
Media televizive rezulton më e besuara mes shqiptarëve që kanë nisur t’i largohen në masë fake news-eve on line, por gjithashtu edhe ura e komunikimit mes autoriteteve dhe publikut, dritarja e vetme e hapur në të gjithë vendin edhe në orët e karantinës së ashpër.
Gazetarët janë kudo dhe do vijojnë të jenë por duan ndihmë që puna e tyre të mos ndalet asnjë cast sepse më pas vjen errësira.