Në një komunikim të drejtueses së Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli për disa masa të tjera, për të kufizuar përhapjen e koronavirusit është deklaruar se masa të tjera shtrënguese do të merren.
Komiteti Teknik ka vendosur që universitet të kalojnë tërësisht online dhe si rrjedhojë konviktet do të mbyllen për të paktën 1 muaj deri në një vendim të dytë.
Ndërkaq sipas Komitetit Teknik është sugjeruar mbyllja e të gjitha lokaleve dhe restoranteve në zonën e ish-Bllokut në Tiranë duke filluar nga ora 22.00 për shkak të vatrës së rrezikut si pasojë e grumbullimeve.
Mira Rakacolli ka njoftuar gjithashtu se të gjitha këto bëhen për shkak të shmangjes të një mbyllje të dytë./IMA/