654 qytetarë janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve nga COVID-19.
Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, dr. Eugena Tomini, tha sot në komunikimin e drejtpërdrejtë me mediet se vihet re një një rritje e numrit të pacientëve që kanë fituar betejën me COVID-19.
“654 qytetarë janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve nga COVID-19”, – tha Tomini.
Sipas saj , në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.
/k.s/j.p/