Studimet e fundit kanë bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të rishikojë udhëzimet për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Me të dhënat e reja për praninë e virusit në ajër, OBSH mund të tërheqë hapat e saj dhe të këshillojë ose të detyrojë përdorimin e maskës edhe në transportin publik apo në vendet e punës.
Në Hong Kong, maskat janë të detyrueshme në transportin publik. Në Shtetet e Bashkuara, menaxheri i shërbimit shëndetësor iu ka rekomanduar njerëzve në Twitter që të ndalojnë blerjen e tyre.
Në Austri, nga java tjetër, ato do të bëhen të detyrueshme në supermarkete. Në Sllovaki dhe Republikën Çeke është e ndaluar dalja nga shtëpia pa e veshur një të tillë.
A kanë bërë studimet e fundit që OBSH të rishikojë udhëzimet për përdorimin e maskave? Mund të bëhen të detyrueshme. Një gjë është e sigurt: OBSH pranon se: “Koronavirusi reziston në ajër më gjatë se sa kemi menduar”./vizionplus