Ende ka polemikë mbi kthimin e nxënësve në shkollë pas sezonit të festave në Itali.
Kryeministri Conte këmbëngul që do të rihapen në 7 Janar, por shumë nga provincat e Italisë janë ende në mëdyshje.
Provinca e Venetos dhe Friuli Venezia Giulia kanë vendosur një rikthim në bankat e shkollës për nxënësit e shkollave të mesme rreth datës 31 janar. Këtë e ka njoftuar vetë presidenti i provincës së Venetos Luca Zaia.