Koronavirusi ka prekur edhe institucionet më të larta në vend.
Përkatësisht Kryeministrinë, Ministrinë e Financave dhe disa institucione të tjera qendrore.
“News24” dhe “BalkanWeb” mësojnë se janë identifikuar disa raste të prekur me koronavirus në Kryeministri.
Gjithashtu, pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar edhe dy gardistë, njëri prej të cilëve është në hyrje të Kryeministrisë.
Ditët e fundit ka pasur një rritje alarmante të numrit të të infektuarve në vend, ku vetëm në 24 orët e fundit rezultuan pozitivë 82 persona.