Epidemiologu italian në një intervistë për Rai News ka sqaruar për publikun përmbajtjen e një video virale që ka qarkulluar sot në rrjetet sociale dhe ka shqetësuar jo pak opinion publik.
Orët e fundit në mediat sociale është bërë virale një video e transmetuar në emisionin italian Tg Leonardo në vitin 2015, në të cilin flitet për një virus të krijuar në një laborator nga kinezët, i ngjashëm me atë që përhapi pandeminë koronavirus të këtyre muajve. Të ngjashme, por jo të njëjta. Një mohim i parë erdhi nga profesori Enrico Bucci, profesor në Universitetin Templey (SHBA), një epidemiolog me famë botërore në një intervistë për RaiNews24: “Covid-19 nuk është i njëjti virus i krijuar në laborator nga kinezët në 2015”. Një mohim kategorik nga ana e profesorit i cili i ka cilësuar informacionet e transmetuar në këtë emision të pavërteta.
Ipoteza është përgënjeshtruar edhe nga virologu italian Roberto Burioni, i cili ka shkruajtur në Twitter: “Pakuptimësia e fundit është derivimi i koronavirusit nga një eksperiment laboratorik. Mos u shqetësoni, është 100% natyral, për fat të keq”.
Por një tjetër ndërhyrje për të sqaruar polemikat e krijuara nga kjo video dhe në rang politik në Itali ka ardhur edhe drejtori i emisionit të Rai 3, Alessandro Casarin, i cili ka treguar se video raportonte një studim të marrë nga një botim në revistën Nature. Casarin shton se “vetëm tre ditë më parë e njëjta revistë e bëri të qartë se virusi për të cilin flet kronika, i krijuar në laborator, nuk ka asnjë lidhje me virusin natyror Covid-19”.