3 viktima dhe 131 të infektuar është bilanci i covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë kanë humbur jetën 3 të moshuar dhe aktualisht po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
“Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ju informojmë se vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 825 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin SARSCOV2.
Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë që janë të shëruar në 24 orët e fundit.
Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:
68 të prekur në Tiranë,
8 raste në Lushnje,
6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër,
5 raste në Has,
4 raste në Krujë dhe Dibër,
3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë,
2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec,
1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe”, tha Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2603
Durrës 564
Shkodër 380
Lezhë 301
Elbasan 297
Korçë 251
Fier 240
Vlorë 193
Kukës 150
Berat 114
Dibër 82
Gjirokastër 82