Qeveria gjermane ka planifukuar bllokim të vendit duke filluar nga e mërkura, për shkak të rritjes së lartë të shifrave me COVID.
Projekt-vendimi u diskutua sot nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ndër të tjera ka propozuar që dyqanet të mbyllen nga 16 dhjetor në 10 janar, me përjashtim të dyqaneve për nevoja themelore, për të shmangur një valë tjetër infeksionesh.
Drafti rekomandon kufizime të konsiderueshme në shkolla dhe qendra të kujdesit ditor në periudhën e fundvitit. Duke nisur nga data 24 dhjetor deri më 26 do të lejohen takimet me 5 fëmijë të moshës deri në 14 vjeç, raportojnë mediat gjerman.
Për Natën e Vitit të Ri, drafti rekomandon një ndalim në të gjithë vendin, madje edhe shfaqjen e fishekzjarreve.
Masat e propozuara synojnë të mbajnë nën kontroll situatën pandemike të Gjermanisë, me rastin e ardhjes së festive të fundvitit.