Abonentët familjarë dhe bizneset do të faturohen aforfe për energjinë elektrike përgjatë periudhës së Pandemisë.
Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, punonjësit e OSHEE e kanë të pamundur që të bëjnë leximin e matësave në terren duke detyruar ERE-n që të gjejë një formë tjetër faturimi.
Kështu, për të faturuar abonentët gjatë kësaj periudhe do të merret parasysh e njëjta periudhë e vitit të shkuar.
Përshembull, nëse një person është fatururuar 4 000 lekë gjatë marsit të vitit të kaluar, do të faturohet po aq edhe në marsin e këtij viti.
Nga kjo mënyrë faturimi do të përjashtohen klientët që kanë faturim 0 kilovat në 3 muajt e fundit e më parë apo që kanë depozituar ankesa për faturimin gjatë të njëjtës periudhë të vitit të shkuar.
Ndërkohë, të gjithë klientët e kategorisë jofamiljare ose bizneset të cilët sipas përcaktimeve të akteve normative që lidhen me COVID – 19, rezultojnë të pezulluar për të ushtruar aktivitetin, sipas publikimeve të Drejtorisë së Tatimeve apo organeve të tjera të evidentuara nga aktet normative, të faturohen për muajin mars 2020 vetëm për një periudhë 15-ditore.
Për muajt në vijim të faturohen në bazë të ditëve që do të rezultojnë me aktivitet.
Për kontratat e furnizimit me energji elektrike që nuk kanë faturime të muajit referues të vitit të mëparshëm të konsumit me matje të energjisë elektrike, faturimi do të bëhet bazuar në mesataren e konsumit me matje të energjisë elektrike, të regjistruar gjatë vitit të fundit në sistemin e faturimit.
Po ashtu faturimi i konsumit i ambienteve të përbashkëta do të vazhdojë i njëjtë për të gjithë kategoritë e klientëve që u ofrohet ky shërbim.
Ndërsa ata abonentë me matës të dëmtuar gjatë periudhës dhjetor 2019 – shkurt 2020, ERE përcakton se tarifimi do të vazhdojë me vlerë referuese sipas këtij vendimi deri në rikthimin e plotë të aktiviteteve.
Përjashtohen nga ky vendim abonentët që:
a) Kanë faturim 0 kWh në 3 muajt e fundit
b) Kanë ankesë për mbifaturim për muajt për të cilët do të përdoret
referenca
c) Kanë bërë ose do të bëjnë kërkesë për
pezullim/mbyllje të kontratave të energjisë elektrike
Faturimi do vazhdojë i pandryshuar për:
Klientët me matje on line
Faturimi i konsumit i ambienteve të
përbashkëta
Faturimin e tarifës së shërbimit 240 lekë
Për klientët me matës të dëmtuar do të vazhdojë faturimi me vlerë referuese
Kur klienti dokumenton mos-konsumim të energjisë elektrike