30 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria u nisën pak minuta më parë drejt Bergamos së Italisë, për të ndihmuar kolegët e tyre që po përballen me një numër të madh të infektuarish, dhe numër tragjik viktimash.
Lajmi është publikuar edhe në mediat italiane, me Corriere Della Sera-n që citon kryeministrin Rama të ketë thënë: Nuk mund ta shihja Italinë në atë situatë të vështirë dhe se dy vendet i kanë shtrirë gjithmonë dorën njera tjetrës.
‘Shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin Italinë’, tha Rama në videon live nga aerporti ku u nisën mjekët.
30 mjekët do të qëndrojnë atje për një muaj, do të paguhen nga shteti shqiptar, mjekët 3000 mijë euro ndërsa infermierët me një shumë prej 2500 eurosh.
Është pjesë e një marrëveshje mes Ramës dhe ministrit Italian Luigi di Maio, nënshkruar ditën e djeshme./tiranapost.al