Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC)ka futur në listën e zonave të kuqe të COVID019 edhe 4 shtete të tjera.
Holanda, Islanda, Danimarka dhe Hungaria janë vendet që u shtuan në listën e zonës së kuqe.
Raportohet se Holanda ka regjistruar 2,921 raste të reja në 24 orët e fundit dhe si pasojë e shtimit të rasteve janë marrë masa duke u mbyllur baret dhe restorantet pas orës 10.
Në Islandë janë raportuar mbi 80 raste të reja gjatë fundjavës, duke u rritur rreziku ndaj pandemisë.
Danimarka ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve të reja në katër muajt e fundit.
Kujtojmë se në listën e kuqe futen ato vende të cilat që kanë kaluar mbi 120 raste për 100,000 njerëz.