Bankat tregtare do të mund të marrin kredi pa limit pranë Bankës së Shqipërisë për likuiditet. Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli, zbulon për Report TV se është hequr limiti i kredisë që mund të marrin bankat tregtare tek banka qendrore, pas përhapjes së COVID-19. Themeli ka shtuar se nëse situata rëndohet më tej, një ndër masat që do marrë Banka e Shqipërisë është printimi i kartëmonedhave për përballimin e emergjencës. Themeli: Përdorimi i rezervës së arit është hapi i fundit që do të marrim. Garancia sovrane? BSH: Nuk rritet niveli i kredive me probleme, nëse kredimarrësi s’e paguan, e merr përsipër shteti