Në 24 orët e fundit është shënuar një tjetër bilanc i rëndë viktimash nga Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë humbur jetën nga virusi edhe 13 persona.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ndërruan jetë 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci dhe 1 qytetar nga Korça.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.