Ndoshta italianët kishin menduar se ishin çliruar njëherë e përgjithmonë nga Stefania Nobile, vajza Ëanna Marchi –t, balt’hedhëses së njohur në Itali. Por jo. “Për faj të Sabrina Ferilli –t dhe të televizionit Agon Channel, të premten në emisionin (Contratto –Kontrata), nga Tirana u shfaq fytyra e saj”, shkruan Corriere della Sera. Tema e intervistës: a është e mundur të ribësh jetën pas daljes nga burgu? Domethënë, Nobile dhe Ferilli po flisnin për kurirgjinë etike. E sigurtë që për të ribërë kishte tjetër gjë në skenë, por nuk folën. Megjithëse për kirurgjinë estetike duken të dyja mjaft eksperte.
Për rikthimin në ekran të fytyrave të dala mode, mediat italiane shprehën kritika ndaj Agon Channel Italia që në publikimin e emrave që do të drejtonin programet e televizionit. Tashmë, këto kritika po adresohen edhe ndaj të ftuarve.
Marre nga Lapsi