Netflix ka publikuar trailer-in zyrtar për Copenhagen Cowboy, seriali i ri i krijuar nga Nicolas Winding Refn, i cili u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia shtatorin e kaluar.
Winding Refn drejtoi të gjithë serialin, për të cilin ka shkruajtur edhe skenarin me Sara Isabella Jönsson, Johanne Algren dhe Mona Masri.
Seriali noir ndjek heroinën e re enigmatike, Miu (Angela Bundalovic). Pas një jete skllavërie dhe në prag të një fillimi të ri, ajo e gjen veten të përfshirë në botën e krimit të Kopenhagës. Duke kërkuar drejtësi dhe hakmarrje, ajo takon armikun e saj, Rakelin (Lola Corfixen), ndërsa ata nisin një odise përmes të natyrshmes dhe të mbinatyrshmes. E kaluara përfundimisht transformon dhe përcakton të ardhmen e tyre, pasi dy gratë zbulojnë se nuk janë vetëm, por shumë të tjera po përjetojnë të njëjtën situatë si ato.
Seriali do të debutojë më 5 janar 2023, ekskluzivisht në platformën e transmetimit Netflix.