Ndryshime të rëndësishme mund të prekin kompaninë mediatike amerikane Viacom dhe prezencën e saj në Rusi. Columbus Nova, e cila është pjesë e Renova Holding në pronësi të Viktor Vekselberg, po shqyrton mundësinë e blerjes së një pjese të aksioneve të kanaleve Viacom në Rusi.
Cituar nga Vedomosti, Viacom nuk pranoi të komentojë për negociatat mes dy palëve, por bëri të qartë se është duke shqyrtuar mundësi të ndryshme për të konsoliduar kompaninë e saj në përputhje me legjislacionin rus, ndryshime të cilat kufizojnë pronarët e huaj, që do të hyjë në fuqi në janar 2016.
Viacom International Media Networks transmeton në Rusi, Kazakistan dhe Bjellorusi. Aktualisht kompania zotëron 12 kanale, Nickelodeon, Nickelodeon HD, Nick Jr, MTV, MTV Dance, MTV Hits, MTV Rocks, MTV live HD TV, dhe VH1 European, VH1 Classic, Paramount Comedy dhe Paramount Channel.
Columbus Nova u themelua në vitin 2000. Ajo menaxhon asete me vlerë me më shumë se 15 miliardë $ dhe ka selinë e saj në Nju Jork.