CNN ka pezulluar Paris Dennard një prej përkrahsëve të Donald Trumb, për arsye të disa akuzave të papranueshme të shfaqura për herë të parë në Washinton Post.
Post, mbrëmjen e së Mërkurës raportoi se Dennard është pushuar nga puna e mëparshme në Arizona State University për arsye të “komenteve eksplicite seksuale dhe gjesteve të ndryshme ndaj femrave, sipas disa dokumentave dhe një zyrtari universiteti.”
Në përgjigje të interesit sipas raportit, The Hollywood Reporter ka kontaktuar me CNN që është përgjigjur: “Jemi në dijeni të raportimeve për akuzimet që janë bërë ndaj Paris Dennard, për momentin ne e kemi pezulluar atë derisa të arrijmë në përfundimin e këtyre akuzave.”, tha një zëdhëns i televizionit.
Sipas raportit të krijuar nga universiteti dhe zbuluar ngga gazeta e famshme, Dennard ka kryer një akt të papranueshëm e një studente te diplomuar sëfundmi. “Ai ka zbërthyer rripin e pantallonave në prezencën e saj, ka tentuar që ta ulë në prehërin e tij dhe ka kryer gjeste të mastrubimit.” thuhet në raport.
Dennard ka punuar më parë në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së George W. Bush./IMA/