Të dy filmat janë mes tetë kandidatëve për filmin më të mirë ku përfshihen Mad Max: Fury Road, seria e fundit e dramës australiane post-apokalipsit, dhe Bridge of Spies, bazuar në histori reale nga spiunazhi gjatë Luftës së Ftohtë.
Pretendentët për aktorin më të mirë përfshijnë Leonardo DiCaprio për The Revenant, Matt Damon për The Martian, Bryan Cranston për Trumbo, dhe Eddie Redmayne, i cili luan rolin e një transgjinoreje në The Danish Girl. Michael Fassbender është kandidat për rolin e tij në personazhin e Steve Jobs në filmin me të njëjtin titull.
Kandidatet për aktoren më të mire përfshijnë Cate Blanchett për Carol, historia e një romance mes dy grave, dhe Jennifer Lawrence për Joy, historia e një gruaje që krijon një biznes gjigand. Brie Larson është kandidate për rolin e saj si një nënë e ngujuar me fëmijë e saj në filmin Room.
Predendentët për çmimin Oskar në një rol dytësor përfshijnë Mark Ruffalo dhe Rachel McAdams në Spotlight, bazuar në historinë reale të gazetarëve të Bostonit që zbuluan skandalin e abuzimit të fëmijëve në Kishën Katolike. Rooney Mara është candidate për rolin në filmin Carol, Tom Hardy në The Revenant, Christian Bale në The Big Short, dhe Sylvester Stallone, në filmin Creed.
Kandidatët për regjisorin më të mirë përfshijnë George Miller për Mad Max: Fury Road, Alejandro Inarritu për The Revenant, dhe Tom McCarthy për Spotlight.
Si gjithmonë kishte të papritura. Ridley Scott mungoi në listen e kandidatëve për regjisorin më të mirë, megjithë kandidaturat në kategori të rëndësishme për filmin The Martian. Michael Keaton nuk është kandidat për çmimin Oscar në rolin dytësor në filmin Spotlight, ashtu sikurse Johnny Depp për rolin e tij në filmin Black Mass. Steven Spielberg nuk është kandidat për regjisurën e Bridge of Spies, dhe afrikano-amerikanët që munguan nga lista përfshijnë regjisorin F. Gary Gray për filmin Straight Outta Compton.
Kandidaturat për filmin më të mirë në gjuhë të huaj përfshin filmin në gjuhën arabe Theeb nga Jordania, lidhur me një djalë që shoqëron një oficer britanik përmes shkretëtirës arabe, gjatë Luftës së Parë Botërore. Filmi hungarez Son of Saul është një dramë e Holokaustit. Embrace of the Serpent, nga Kolumbia, është rreth një shëruesi popullor në Amazon, dhe A War, nga Danimarka tregon histroinë e ushtarëve danez në Afganistan. Mustang, një film francez që zhvillohet në Turqi tregon historinë e pesë motrave jetime.
E veçantë për këtë vit ishte nominimi i filmit Filmi “Shok” me subjekt nga Kosova dhe me regjisor Jamie Donoghue, në kategorinë e filmit të shkurtër “live action”. Filmi trajton ngjarje nga konflikti i viteve 1998-99 dhe është prodhim i përbashkët Kosovë-Britani. Producentë janë Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott me mbështetje financiare nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Çmimet Oskar, të konsideruara si çmimi më i lartë në industrinë e filmit, do të ndahen më 28 shkurt në teatrin Dolby në Hollivud.
Marre nga VOA