Një Mbrëmje Gala unike do të jetë ajo e Çmimeve Kult 2017. E marta e 14 nëntorit do të sjellë plot surpriza për të gjithë të ftuarit dhe teleshikuesit, duke e kompletuar mbrëmjen e artit shqiptar.
Do të ketë spektakël të paharrueshëm, nga artistë të pakonkurrueshëm në tregun muzikor.
Dren Abazi, i cili njihet për stilin e tij të të kënduarit, do të jetë njëri prej të ftuarve që do të ngrejë në këmbë publikun e Çmimeve Kult.
E sigurisht një mbrëmjeje si kjo nuk mund t’i mungonte mexosopranoja me zërin e saj të mrekullueshëm, Vikena Kamenica e cila gjithashtu do të jetë gjithashtu e ftuar speciale në edicionin e 13-të të Çmimeve Kult. Ajo njihet si këngëtarja me shtrirjen më të gjerë në muzikë, për shkak të rrymave të ndryshme muzikore që zgjedh të këndojë.
Nuk mund t’i mungonte Mbrëmjes Gala, një prej grupeve muzikore, që me origjinalitetin e tij sjell gjithmonë emocion në publik. Bëhet fjalë për Keli Band.
Të gjithë adhuruesit kanë mundësi t’i ndjekin duke performuar LIVE, mjafton të rezervoni biletën tuaj duke klikuar në këtë link: www.myticket.al.
Ndërkohë mos harroni që emrat mëtë spikatur dhe më elitarë, krijues dhe interpretues, shkrimtarë dhe përkthyes, regjisorë dhe aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, balerinë dhe instrumentistë, artistë pamor, gazetarë dhe figura të ekranit do të përshkojnë tapetin e kuq të Çmimeve Kult.
Janë 60-të artistë të nominuar, për 10 Çmime të mëdha, dy Çmime Speciale dhe dy Çmime Nderi.
Foto nga Mbrëmja Gala e Çmimeve Kult 2016.
Mbrëmja gala e cila do të mbahet në Sallën e Eventeve pranë Katedrales Ortodokse fillon në orën 20:15, dhe transmetohet LIVE në televizionin kombëtar Klan Plus.
Edhe njëherë ju risjellim në vëmendje të nominuarit sipas kategorive, nga Libri më i Mirë i Vitit e deri tek Regjisori më i Mirë i Vitit.
LIBRI ARTISTIK I VITIT – SHKRIMTARI I VITIT
ARTAN FUGA – “MURGU”ROMEO ÇOLLAKU – “MJALTE NE TEH”THANAS MEDI – “KOHE E DJEGUR”VIRGJIL MUÇI – “MEKATI FILLESTAR”ZIJA ÇELA – “PRINCI I BUZEQESHJES”RUDI EREBARA – “EPIKA E YJEVE TE MENGJESIT”
PERKTHIMI I VITIT
BAJRAM KARABOLLI – “MBI HERONJTE DHE VARRET” – ERNESTO SABATOBASHKIM SHEHU –“2666” – ROBERTO BOLANJOBEN ANDONI – “VEPRA” – VASKO POPAEDMOND TUPJA – “SHKUMA E DITEVE” – BORIS VIANSAVERINA PASHO – “HARTA DHE TERRITORI” – MICHEL HOUELLEBECQALINA KARAULLI – “TURPI” – SALMAN RUSHDIE
INTERPRETUESI LIRIK
ARMANDO LIKAJ – PAPAGENO – “FLAUTI MAGJIK”EVA GOLEMI – VIOLETA – “TRAVIATA”KLODIAN KAÇANI – TAMINO – “FLAUTI MAGJIK”ULPIANA ALIAJ – PAMINA – “FLAUTI MAGJIK”VIKENA KAMENICA – ROMEO – “I CAPULETI E I MONTECCHI”YLBER GJINI – RIGOLETO – “RIGOLETO”
INSTRUMENTISTI I VITIT
JONELA GOLEMI – FLAUT – “NGJYRA SHQIPTARE”JONIAN KADESHA – VIOLINE – “KONCERT PER VIOLINE SOLO” – BACH, etjMERITA REXHA – PIANO – “KONCERT NR. 5” – BETHOVENSUELA PICIRI – VIOLINE – “SINFONIA NR. 1” – SIBELIUSASTRIT SELITA & JOEL BLIDO – VIOLINÇEL – “DUBEL KONCERT NR. 3” – PEÇIKLEJDA TARE – PIANO – “ANDANTE SPIANATO OPUS 22” – SHOPEN
BALERINI I VITIT
ADELA MUÇOLLARI – “ARRETHYESI”DION GJINIKA – “MONGER”ERVIS NALLBANI – “ARRETHYESI”ISIDA MOLLAYMERI – “ARRETHYESI”LEDIA SULAJ – “ARRETHYESI”ROVENA SHQEVI – “MONGER”
KENGA E VITIT
ALBAN SKENDERAJ – “UNE & TI”ARILENA ARA – “NENTORI”FRANC KORUNI – “I SHKRETI MBRET”LINDA HALIMI – “BOTE”SONI MALAJ – “PER VETE ME MBAJ”VLASHENT SATA – “ERDHI DITA”
ARTISTI PAMOR I VITIT
ABAZ HADO – “ABAGRAPHY”ANASTAS KOSTANDINI – “PASQYRA E THYER”BASHKIM AHMETI – “EKSPOZITE VETJAKE”GAZMEND LEKA – “NATURA MORTA”LUME BLLOSHMI – “EKSPOZITE VETJAKE”LUMTURIE DHRAMI – ““EKSPOZITE VETJAKE”
AKTORJA
ADELINA MUÇA – “FAMILJA TOT”ERMIRA GJATA – “GENJESHTER PAS GENJESHTRE”GLADIOLA HARIZAJ – “ZBUTJA E KRYENEÇES”KLODIANA KECO – “SHTEPIA E BERNARDA ALBES”NIADA SALIASI – “OPERA PER TER GROSH”OLTA DAKU – “FAMILJA TOT”
AKTORI
ALFRED TREBICKA – “OPERA PER TRE GROSH”ARBEN DERHEMI – “OPERA PER TER GROSH”BUJAR ASQERIU – “FAMILJA TOT”HELIDON FINO – “ZBUTJA E KRYENEÇES”INDRIT ÇOBANI – “FAMILJA TOT”SOKOL ANGJELI – “SONTE LUAJME PA TEKST”
REGJISORI I VITIT
ANDIA XHUNGA “FAMILJA TOT”MEHMET XHELILI – “OPERA PER TRE GROSH”ELMA DOREZI – “ZBUTJA E KRYENEÇES”QENDRIM RIJANI – “SHTEPIA E BERNARDA ALBES”ROZI KOSTANI – “KUJTESA E UJIT”ALTIN BASHA – “MADE IN ALBANIA”