Në vitin e 11 të saj, Akademia KULT ka sjell mbrëmjen e madhe Gala të ndarjes së Çmimeve KULT, në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, më datë 7 nëntor. Ceremonia u transmetua live në rrjetin e RTSH në platformën tokësore dhe satelitore.
“Dy personalitete si Moikom Zeqo dhe Spartak Ngjela u nderuan nga drejtori i Akademisë Ylli Sula me çmimet speciale të Kult 2015”.
TIRANË, 8 Nëntor / ATSH / Klajdi Musabelliu / – Puna 1 vjeçare e artistëve të të gjitha zhanerave u kurorëzua sot gjatë mbrëmjes gala të ndarjes së Çmimeve KULT 2015, edicioni i 11-të, e bëri bashkë në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve mjaft personalitete të artit, kulturës, dhe jo vetëm.
Në mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Kulturës, dhe sponsorve të tjerë, çmimet Kult vazhduan traditën e promovimit dhe vlerësimit të artit dhe kulturës së vërtetë shqiptare,traditë kjo e nisur që prej vitit 2005, duke i dhënë një jehonë të denjë gjithë artistëve të mëdhenj dhe atyre të rinj.
Edicioni të 11-të të Çmimeve KULT vuri në garë plot 52 artistë, të cilët konkuruan në 13 fusha si Artisti Pamor i Vitit, Regjisori i Vitit, Aktori i Vitit, Aktorja e Vitit, Instrumentisti i Vitit, Interpretuesi Lirik i Vitit, Kënga e Vitit, Balerini i Vitit, Libri Artistik, Libri Studimor, Përkthimi i Vitit, Libri Publicistik i Vitit dhe Dokumentari I vitit.
Me pjesëmarrjen e emrave më elitarë të artit dhe kulturës shqiptare, jo vetëm brenda vendit po edhe jashtë saj, të cilët kaluan në tapetin e kuq të Çmimeve KULT, kjo mbrëmje Gala mori shkëlqimin e një nate magjike.
Gjithçka nisi në orën 21:40, ku pas performancës koreografike nga balerinët e “Albi Nako Dance”, në prezantimin e dyshes shqiptaro-kosovare, aktorët Enkel Gurakuqi, dhe Vanina Muçolli filluan ndarjen e çmimeve.
Çmimet gjithëpërfshirëse të kulturës shqiptare autoktone, ku Kosova dhe Shqipëria u përfaqësuan denjësisht në këtë edicion.
“Kthehuni tek libri” u shpreh fituesi i Çmimit të “Përkthimit të Vitit” Rudi Erebara për librin , “Mobi Dik” nga Herman Melville, i cili në këtë kategori ishte në garë me Afrim Koçi me “Montenji dhe 3 legjenda” nga Stefan Zweig, Ben Andoni me “Këngët e zogjve të egër”nga Enes Kariç, dhe Virgjil Muçi me “Bir” nga Andrej Nikolaidis.
E fortë ishte gara në katagorinë “Eseja e Vitit” ku në përballjen e titanëve si Ben Blushi me “Hëna e Shqipërisë”, Besim Fusha me “Pietro Marubbi, “Modestia” që lodh përtej kohën, sprovë cvajgiane”, Besnik Mustafaj me “Bishti i kometës”, Fatos Baxhaku dhe Klodiana Kapo me “Gra të përgjithshme, histori prostitucioni shqiptar në periudhën e Zogut” triumfoi autori dhe njëherazi deputeti i PS-së, Ben Blushi, i cili pasi falenderoi çmimet kult.
Në kategorinë “Instrumentisti e Vitit” kategori kjo e cila vuri përballë flautisten Jonela Golemi, kitaristin Petrit Çeku, pianistin Redi Llupa, dhe violinistin e njohur me famë botërore Tedi Papavrami, fitues u shpall pikërisht artisti Tedi Papavrami, i cili në pamundësi fizike për të marrë çmimin, e vlerësoi atë me anën e një letre të dërguar.
Një tjetër garë e fortë qe edhe ajo për çmimin “ Interpretuesi Lirik”, ku midis Armaldo Kllogjerit për Mario Cavaradossi në Operën “Tosca”, Eva Golemit për Floria Tosca në Operën “Tosca”, Ermonela Jahos me Cio Cio San në Operën “Madame Butterfly” dhe Vikena Kamenicës me Dorabella në Operën “Cosi fan Tutte” trofeun e fitoi Ermonela Jaho e cila gjithashtu gjendej në New Yourk dhe dërgoi një mesazh zanor me të cilin shprehu mirënjohjen për kolegët e operas dhe çmimin ja dhuroi Karitasit Shqiptar.
“Artisti Pamor i Vitit” në përballjen midis Adrian Çene me Ekspozitë personale – “Manipulations”, Enkelejd Zonja me Ekspozitë personale – “Vizitë në plagë”, Gazmend Leka me Ekspozitë personale – “Icarus” , Jorgji Gjikopulli me Ekspozitë personale – “Solo Exhibition”, e fitoi Profesor Gazmend Leka me ekspozitën “Icarus”.
“Mirënjohje Zotit Ylli Sula, stafit, jurisë dhe publikut për duartrokitjen” ishin disa prej fjalëve që shprehu Prof. Leka gjatë marrjes së çmimit.
“Dokumentari i Vitit”, ku kandidatë ishin Anila Varfi me “Dinastia Tedeschini”, Donika Muçi me “Marko Boçari, një mit për Europën”, Fatos Baxhaku me “Ringjallja pas errësirës”, dhe Mevlan Shanaj me “Të fala nga Ndrek Luca”, u fitua nga Akori i njohur Mevlan Shanaj.
“Të gjithëve do tu vijë rradha të fitojnë” u shpreh me humor artisti Shanaj gjatë fjalës duke kërkuar duartroktijet e publikut për ish nxënësin, kolegun dhe mikun Fatbardh Smaja cili u nda nga jeta në një moshë të re.
Mjaft prekëse qenë momentet e duartrokitjeve nga salla për mungesën e artistëve që janë ndarë nga jeta gjatë kohëve dhe viteve të fundit, ku imazhet e tyre në sfond shoqëruar nga violina melankonike dhe mjaft prekëse në sfond përlotën të pranishmit.
“Libri Artistik i Vitit” e thënë ndryshe “Shkrimtari i Vitit” u shpall, Ardian-Christian Kyçyku me romanin“Home”, i cili ishte në garë me Lazer Stanin me tregime “Kohë për nuse”, Mira Meksin me romanin “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” dhe Virion Graçin me romanin “Stina e hijeve”.
“Libri Studimor”, vuri përballë Bardhyl Demiraj me “Shqiptar dhe shqa, histori popujsh përmes dy emrave etnikë”, Belina Budini me “Tri kohë të Shqipërisë në “Time”, Kristo Frashëri me “Ahmet Zogu, vështrim historik”, dhe Shaban Sinani me “Shqiptarët dhe hebrenjtë, mbrojtja dhe shpëtimi” i cili fitoi çmimin për librin.
“Kënga e Vitit”, vuri përballë yjet e ekranit si Alban Skënderaj me këngën “Je ti”, Besa me këngën “Ti je festa ime”, Rosela Gjylbegu me “Rri me mua” dhe Kejsi Tola me “Iceberg”, ku këngëtarët Devis Xherahu dhe Juliana Pasha ja dhuruan çmimin koleges së tyre shkodrane Rosela Gjylbegu e cila e interpretoi këngën për të pranishmit në sallë.
“Balerini i Vitit”midis Brigel Gjoka në Baletin “Hera e parë”, Enada Hoxha me Zhizel në Baletin “Zhizel”, Kledi Kadiu në Baletin “Hera e parë” dhe Ledia Sulaj me Swanilda në Baletin “Coppelia”, u fitua pikërisht nga balerina Ledia Sulaj.
Një performancë e veçantë ishte edhe ajo e tenorëve të rinj “Classic Boys”ku 3 djemtë e talentuar si Klajdi Karaj, Isli Ademi dhe Gerald Murrja intepretuan një vepër mjaft të bukur.
Çmimi “Regjia e Vitit” u fitua nga regjisorja Driada Dervishi me “Vanja, Sonja, Masha e të tjerë”, ku përballë kishte Kledi Kapexhiun me “Shkërdhata me kapele”, Sesilia Plasarin me “Liri në Bremen”, dhe Spiro Dunin me “Udhëtim i gjatë drejt natës” e cila e ndau suksesin me aktorët e shfaqes.
“Aktorja e Vitit” u shpall Olta Daku me Sonja në “Vanja, Sonja, Masha e të tjerë”, në përballjen midis sajë dhe Eva Alikaj me Ofelia në “Hamlet makina”, Rozi Kostanit me Gruan në “Ata hyjnë pa trokitur” dhe Zamira Kitës me Xheni në “Kapitulli i dytë”. Olta Dako gjithashtu e falenderoi dhe e ndau çmimin me aktorët çmimin ja dedikoi prindërve.
“Aktori i Vitit’ çmimi i fundit i mbrëmjes u fitua nga mjeshtri i madh Robert Ndrenika me Will Klark në “Djemtë gazmorë” i cili fitoi garën me Alfred Trebickën me Burrin në “Ata hyjnë pa trokitur”, Neritan Liçaj me Vanja në “Vanja, Sonja, Masha e të tjerë”, dhe Sotiraq Bratkon me Xhorxhi në “Kapitulli i dytë”.
I përlotur në një sallë të tërë në këmbët e Ndrenikës duke duatrokitur, artisti gjigand në rolin e fundit në teatër, pasi falenderoi kolegët dhe ata që realizuan shfaqjen, dhe mikun në jetë dhe në shfaqje Viktor Zhustin.
Në fund të mbrëmjes, dy personalitete si Moikom Zeqo, dhe Spartak Ngjela u nderuan nga Akademia me çmimet speciale të Kult 2015”.
Marre nga ATA
/a.g/
Ja cilët janë fituesit e çmimeve Kult 2015
Artisti Pamor i Vitit
Adrian Çene me Ekspozitë personale – “Manipulations”
Enkelejd Zonja me Ekspozitë personale – “Vizitë në plagë”
Gazmend Leka me Ekspozitë personale – “Icarus”
Jorgji Gjikopulli me Ekspozitë personale – “Solo Exhibition”
Dokumentari i Vitit
Anila Varfi me “Dinastia Tedeschini”
Donika Muçi me “Marko Boçari, një mit për Europën”
Fatos Baxhaku me “Ringjallja pas errësirës”
Mevlan Shanaj me “Të fala nga Ndrek Luca”
Aktori i Vitit
Alfred Trebicka me Burrin në “Ata hyjnë pa trokitur”
Neritan Liçaj me Vanja në “Vanja, Sonja, Masha e të tjerë”
Robert Ndrenika me Will Klark në “Djemtë gazmorë”
Sotiraq Bratko me Xhorxhi në “Kapitulli i dytë”
Aktorja e Vitit
Eva Alikaj me Ofelia në “Hamlet makina”
Olta Daku me Sonja në “Vanja, Sonja, Masha e të tjerë”
Rozi Kostani me Gruan në “Ata hyjnë pa trokitur”
Zamira Kita me Xheni në “Kapitulli i dytë”
Regjia e Vitit
Driada Dervishi me “Vanja, Sonja, Masha e të tjerë”
Kledi Kapexhiu me “Shkërdhata me kapele”
Sesilia Plasari me “Liri në Bremen”
Spiro Duni me “Udhëtim i gjatë drejt natës”
Libri Artistik i Vitit
Ardian-Christian Kyçyku me romanin“Home”
Lazer Stani me tregime “Kohë për nuse”
Mira Meksi me romanin “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”
Virion Graçi me romanin “Stina e hijeve”
Përkthimi i Vitit
Afrim Koçi me “Montenji dhe 3 legjenda” nga Stefan Zweig
Ben Andoni me “Këngët e zogjve të egër”nga Enes Kariç
Rudi Erebara me “Mobi Dik” nga Herman Melville
Virgjil Muçi me “Bir” nga Andrej Nikolaidis
Eseja e Vitit
Ben Blushi me “Hëna e Shqipërisë”
Besim Fusha me “Pietro Marubbi, “modestia” që lodh përtejkohën…: sprovë cvajgiane”
Besnik Mustafaj me “Bishti i kometës”
Fatos Baxhaku dhe Klodiana Kapo me “Gra të përgjithshme: histori prostitucioni shqiptar në periudhën e Zogut”
Libri Studimor
Bardhyl Demiraj me “Shqiptar dhe shqa : histori popujsh përmes dy emrave etnikë”
Belina Budini me “Tri kohë të Shqipërisë në “Time”
Kristo Frashëri me “Ahmet Zogu : vështrim historik”
Shaban Sinani me “Shqiptarët dhe hebrenjtë : mbrojtja dhe shpëtimi”:
Interpretuesi Lirik
Armaldo Kllogjeri me Mario Cavaradossi në Operën “Tosca”
Eva Golemi me Floria Tosca në Operën “Tosca”
Ermonela Jaho me Cio Cio San në Operën “Madame Butterfly”
Vikena Kamenica me Dorabella në Operën “Cosi fan Tutte”
Balerini i Vitit
Brigel Gjoka në Baletin “Hera e parë”
Enada Hoxha me Zhizel në Baletin “Zhizel”
Kledi Kadiu në Baletin “Hera e parë”
Ledia Sulaj me Swanilda në Baletin “Coppelia”
Kënga e Vitit
Alban Skënderaj me – “Je ti”
Besa me – “Ti je festa ime”
Rosela Gjylbegu me – “Rri me mua”
Kejsi Tola me – “Iceberg”
Instrumentisti e Vitit
Jonela Golemi- Flaut
Petrit Çeku – Kitarë
Redi Llupa – Piano
Tedi Papavrami – Violinë