Dyshja franceze Daft Punk ka qenë fituesja e madhe e mbrëmjes Grammy Awards duke marrë 5 çmime, përfshirë atë të albumit më të mirë dhe regjistrimit më të mirë.
Gjithashtu, dyshja e hip-hop-it Maclemore dhe Lewis mori 4 çmime: artisti i ri më i mirë, albumi më i mirë rap, kënga më e mirë rap dhe performanca më e mirë rap. Justin Timberlake fitoi 3, ndërsa Sir Paul McCartney, i cili u bashkua në skenë me ish-pjesëtarin tjetër të Beatles, Ringo Starr, fitoi 2 çmime, përfshirë atë të këngës më të mirë rock.
Spektakli që njihet për daljet në skenë njëkohësisht të personazheve më të famshme muzikore u hap nga Jay-Z dhe bashkëshortja e tij Beyonce, ndërsa Madonna iu bashkua dyshes Macklemore and Lewis.
Të tjera bashkëpunime për t’u shënuar ishin ato të grupit Metallica me pianistin Lang Lang, ndërsa Daft Punk performuan së bashku me Stevie Wonder.
Performanca më e mirë metal shkoi për Black Sabbath, ndërsa Led Zepelin fitoi çmimin e albumit më të mirë rock.
• Albumi i vitit – Random Access Memories, Daft Punk
• Regjistrimi i vitit – Get Lucky, Daft Punk feat Pharrell Williams & Nile Rodgers
• Kënga e vitit – Royals, Lorde (above)
• Albumi më i mirë country – Same Trailer Different Park, Kacey Musgraves
• Albumi më i mirë pop – Unorthodox Jukebox, Bruno Mars
• Bashkëpunimi më i mirë rap – Holy Grail, Jay Z featuring Justin Timberlake
• Kënga më e mirë rock – Cut Me Some Slack, Sir Paul McCartney me Dave Grohl, Krist Novoselic dhe Pat Smear
• Performanca më e mirë pop (duet ose grup) – Get Lucky, Daft Punk feat Pharrell Williams & Nile Rodgers
• Artisti i ri më i mirë – Macklemore & Ryan Lewis
• Albumi më i mirë rock – Celebration Day, Led Zeppelin
• Albumi më i mirë alternativ – Modern Vampires Of The City, Vampire Weekend
• Videoklipi më i mirë – Suit and Tie, Justin Timberlake
• Albumi më i mirë R&B – Girl On Fire, Alicia Keys
• Kënga më e mirë R&B – Pusher Love Girl, Justin Timberlake
• Albumi më i mirë rap – Macklemore & Ryan Lewis,The Heist
• Kënga më e mirë rap – Macklemore & Ryan Lewis, Thrift Shop
• Performanca më e mirë rap – Macklemore & Ryan Lewis, Thrift Shop
• Albumi më i mirë dance/electronica – Daft Punk, Random Access Memories
• Kolona zanore më e mirë – Skyfall, Adele
/ Top Channel