Akademia e Çmimeve Oskar është duke bërë atë që nuk ishte bërë në 30 vjet.
Sipas Variety, edicioni i 91 i Çmimeve Oscar, nuk do të ketë një prezantues kjo pasi organizatorët kanë hequr dorë për të gjetur një personazh që do të mbaj këtë rol. Magazina online raporton se Oscar-ët kësaj here do të shpërndahen nga disa aktorë të ndryshëm, duke shmangur gjithashtu edhe monologjet e gjata, shpesh edhe politike.
Sidoqoftë, janë vetëm gjashtë javë që na ndajnë nga spektakli i cili do të mbahet si gjithmonë në Dolby Theatre në Hollywood.
Vendimi ka ardhur disa javë pasi Kevin Hart u anoncua si prezantues i këtij viti, i cili dha dorëheqjen për shkak të disa “twitt-eve” homofobike, të cilat e detyruan Akademinë që ti jepte një ultimatum duke i kërkuar që të kërkonte falje publike.