Tre vëllezër të rinj bolivianë u shtruan në spital pasi u kafshuan nga merimanga “Vejusha e Zezë”. Fëmijët e lejuan vetë këtë gjë me idenë se do t’i shndërronte në Spider-Man, sipas zyrtarëve.
Dy vëllezërit dhe motra në moshën 12, 20 dhe 8 vjeç gjetën një merimangë dhe duke menduar se do i jepte fuqi superheroi, ata e ngacmuan me një shkop që t’i kafshonte.
Mamaja e tyre i çoi në një qendër shëndetësore dhe nga aty në spitalin e fëmijëve. Ata filluar të përjetonin ethe, dridhje dhe dhimbje të muskujve.
Fëmijët u trajtuan në spital dhe pas një jave dolën shëndoshë e mirë.
“Vejushat e Zeza” janë një nga merimangat më të frikshme në botë dhe më helmueset në Veri të Amerikës”, thotë National Geographic.
Ato nuk janë agresive dhe kafshojnë vetëm në vetëmbrojtje, thotë National Geographic.