Ai u lancua në mars të vitit 2020 në SHBA dhe është një rrjet social i bazuar vetëm te bisedat audio dhe ku përdoruesit e saj mund të dëgjojnë live debate, intervista dhe diskutime të tjera mes njerëzve për tema të ndryshme. Pasi regjistroheni në aplikacion ju mund të përzgjidhni temat që ju interesojnë, nga Kaney West te astronomia dhe teknologjia. Bisedat janë si “klasa mësimi” ku disa flasin dhe shumica dëgjojnë.
Në maj, Clubhouse kishte vetëm 1500 përdorues por u bë tejet i famshëm pasi Elon Musk zhvilloi aty një bisedë me drejtorin ekzekutiv të Robinhood, Vlad Tenev.
Rrjeti social u ngrit në krye të listave të aplikacioneve më të shkarkuar dhe që prej 1 shkurtit numëron më shumë se 2 milionë përdorues dhe sot vlen më shumë se 1 miliard dollar. Megjithatë e gjithë vëmendja ka krijuar “shqetësime” për Twitterin që kohët e fundit nisi të eksperimentojë me një opsion të re të quajtur “Hapësira”, të cilën e përshkruan si një përvojë audio të drejtpërdrejtë, ku shumë njerëz mund të komunikojnë dhe diskutojnë mbi një temë.