Qendra e Pekinit për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve publikoi rregullat e reja, si shenjë e fundit se epidemia e koronavirusit është nën kontroll në shtetin kinez.
Tashmë, banorët e Pekinit nuk janë më të detyruar të vendosin maska në fytyrë gjatë daljes në publik, për sa kohë që nuk janë në kontakt të ngushtë me njerëzit e tjerë.
Kina raportoi vetëm 22 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, pa asnjë infeksion të ri të raportuar në Pekin.
Sipas rregullave të reja, banorët në kryeqytetin kinez duhet të mbajnë vetëm maska nëse do të kenë “kontakt të ngushtë me njerëzit e tjerë”.
Fëmijët duhet të shoqërohen nga të rriturit dhe të inkurajohen të mbajnë higjienën, ndërsa nuk lejohet të pështyhet në rrugë.