Një pronar i Tesla-s ka ngritur një padi grupore kundër kompanisë duke e akuzuar atë se ka lejuar punonjësit e saj të përdorin imazhe private ose të turpshme të marra brenda automjeteve për “argëtim të çuditshëm”.
Henry Yeh, nga San Francisko, ngriti një padi në gjykatën federale pasi Reuters zbuloi se punonjësit e Tesla kishin akses në video ose fotografi të pronarëve të makinave brenda automjeteve.
Punonjësit “qarkullonin regjistrime në situata private dhe të sikletshme pa pëlqimin e tyre”, falë sistemeve të sofistikuara të kamerave në makina, thuhet në ankesë. Ndër episodet e përmendura, të cilat datojnë në vitin 2019, një Tesla godet një fëmijë me biçikletë, kafshë shtëpiake në makinë dhe disa aksidente rrugore. Padia i kërkon gjykatës të urdhërojë Teslën të pushojë “sjelljen e gabuar” dhe të paguajë dëme të papërcaktuara.