Qytetarët e Lezhës në vendin tonë janë quajtur më ‘dembelët’, ku 60% e moshës së punës nuk aktivizohet.
Në emisionin “Shqipëria Live “ në Top Channel, menaxherja në Lezhë, Romina Bushishta në një lidhje me skype është shprehur se që në momentin e parë punëkërkuesi të pyet se sa është paga, pa rënë akoma dakord për kushtet e tjera.
“Që në momentin e parë të pyet se sa është paga, akoma pa i bërë prezantimin e punës, ka raste që nuk bie dakord me pagën se duan shumë të lartë. Tek të rinjtë është goxha e theksuar. Mendoj se nuk janë dembelë po i shtyn kënaqësia për më mirë apo për të ikur jashtë vendit”, tha ajo
Lesha, Durrësi, Dibra dhe Tirana janë qytetet me më shumë ‘dembelë’ në Shqipëri.