Edicioni i ri i Dancing with the Stars Albania që pritet të nis këtë tetor në ekranin e Top Channel
është një nga emisionet që mezi pritet nga publiku. Jo më kot emrat që diskutohen se do të jenë pjesë kanë filluar të zyrtarizohen edhe nga vetë produksioni.
Kemi arritur në kuotën 6 dhe sot është zbuluar edhe një tjetër emër. Po flasim për Miss Albania 2010, e cila me profesion është regjizore.
Arnita Beqirajn, e cila është një personazh i njohur për ne pasi vitin e shkuar e pamë në rolin e spektatorit, ku ‘brohoriste’ për partnerin, megjithatë këtë vit ka vendosur ta provojë vetë këtë eksperiencë, me balerinin, Eni në krah.
Të tjerrët i keni më poshtë:
Saimir Korreshi
Enxhi Nasufi
Armaldo Kllogeri
Sara Karaj
Atalanta Kërcyku