Çdo javë publiku ka mundësinë të votojë të preferuarën e tij nga vajzat e kastit të Love Story.
Vajza më e votuar e publikut edhe për këtë javë ka qenë Meri, e cila i falenderoi ndjekësit live në studio.
“I falenderoj të gjithë!”, u shpreh Meri.
Bukuroshja nga Elbasani ka qenë një ndër të preferuarat e Saimirit që në nisje të spektaklit, teksa ka pasur takime të vazhdueshme romantike me 33-vjeçarin.
Majde, mes tyre nuk kanë munguar as puthjet e fjalët e dashurisë.
Kujtojmë se në natën e 13-të të kësaj romance live, vajza që e mbylli rrugëtimin ishte Redona.
Ajo u përlot në momentin e ceremonisë së trëndafilave, duke u shprehur se është e vetëdijshme për vlerat që ka si vajzë.
Më tej ajo falenderoi Saimirin, publikun dhe produksionin për eksperiencën dhe rrugëtimin e saj në Love Story.