Ata u bënë të famshëm pasi 57-vjeçarja Lumturie Kodra doli në disa emisione televizive për të denoncuar të dashurin e saj, poetin Amedeo Baçi që sipas Lumturies, e bëri atë të binte në dashuri për t’i zhvatur më pas mijëra euro.
Por duket se Lumturia i ka vënë një kapak historisë me poetin zemërthyes më në fund dhe këtë e ka lënë të kuptohet me anë të një postimi në Facebook. “Kur mendoni se jeta juaj ka marrë fund, atëherë vjen një dritë dhe sërish fillon.”- ka shkruar Lumturia në Facebook duke i lënë të gjithë të kuptojnë se në jetën e saj tashmë mund të ketë një mashkull të ri.
Historia e Lumturies dhe Amedeos u përfol për ditë të tëra në media, e madje portali “Tabloid.al”, zbuloi se në të shkuarën Amedeo Baçi kishte pasur probleme me ligjin për zhvatjen e shumave marramendëse me anë të mashtrimit.