U njohën gjatë xhirimeve të filmit “Mother”, aty ku nisi shkëndija e parë e dashurisë.
Jennifer Lawrence, 27 vjeç dhe producenti Darren Aronofsky, 48 vjeç pavarësisht se kishin
diferencë në moshë, nisën një lidhje që e mbajtën sekret për një kohë të gjatë, deri kur në
shtator u shfaqën së bashku për premierën e filmit.
Dyshja janë fotografuar shpesh së bashku, megjithatë preferuan që lidhjen ta ruajnë sa më
private.
Mirëpo pas një viti, ata i kanë dhënë fund, ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja. “Ishte një
ndarje miqësore dhe ata mbeten akoma miq”, tha një burim për E!News.