Me koronavirus ose jo, në merkaton e futbollistëve më i shtrenjti vijon që të mbetet Kylian Mbappe. Sulmuesi i PSG ka një vlerë prej 259.2 milionë euro sipas “CIES”, observatori i futbollit. Sajti i njohur bën një renditje në baza të moshës së futbollistëve dhe kohëzgjatjes së kontratës që ka me klubin aktual. në vendin e dytë, pas sulmuesit francez është ylli i City-it, Raheem Sterling me një vlerë që shkon në 194.7 milionë euro.
Në të tretën është super talenti i Dortmundit, Jadon Sancho me 179 milionë euro, teksa këtë verë pritet që të jetë protagonist në merkato. Pak më poshtë tij janë Arnold dhe Rashford.
Shumë interesantë është fakti që Griezmann ka një vlerë më të madhe se Messi dhe Ronaldo. Francezi ka një vlerë prej 136 milionë euro, 36 milionë euro më shumë se argjentinasi (renditet i 21-ti). Ronaldo ndërkohë mban vendin e 70-të me një vlerë prej 62.8 milionë euro. Një renditje e habitshme duke marrë në konsideratë faktin që francezi ka qenë një hije e vetvetes këtë sezon, ndërkohë që dy “jashtëtokësorët” vijojnë të jenë protagonistë.