Moderatori i “Top Gear”, një prej programeve më të përqyer në Angli dhe SHBA, Chris Evans,ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij si moderator i emisionit pasi policia ka njoftuar se ai është nën hetim penal për një abuzim seksual i cili dyshohet të ketë ndodhur në fillim të viteteve 90′.
Ka qënë vetë moderatori i cili ka njoftuar dorëheqjen e tij nga Top Gear nëpërmjet një statusi në Twitter. “Jam larguar nga Top Gear. Dhashë më të mirën e mundëshme por ndonjëherë kjo nuk është e mjaftueshme. Stafi është brilan. I uroj të gjithëve më të mirat! është shprehur Chris Evans.
Stepping down from Top Gear. Gave it my best shot but sometimes that’s not enough. The team are beyond brilliant, I wish them all the best.
— Chris Evans (@achrisevans) July 4, 2016
Ndërkohë Top Gear me rikthimin e tij të bujshëm vetëm para pak javësh, nuk po arrin shikueshmërinë e dikurshme.
Copyright IMAlbania.com|Ndalohet kopjimi pa autorizim!