Federico Leonardo Lucia, i njohur profesionalisht si Fedez festoon sot 33 vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk kishte si të mos mungonte një urim nga bashkëshortja e tij Chiara Ferragni.
Blogerja e njohur ka publikuar një sërë postimesh në rrjetet sociale, nga festa me bashkëshortin e saj. Mes të tjerash Chiara ka publikuar një foto mjaft intime me Fedez, krahas së cilës i bën edhe një dedikim për ditëlindje.
“Ditëlindja më e lumtur për dashurinë e jetës sime, djalit që ndryshoi gjithë jetën time 6 vjet më parë dhe që më ndihmoi të krijoj familjen tonë të ëndrrave. Edhe shumë vite të tjera të lumtura dhe plot pasion bashkë ❤️🔥”- shkruan blogerja krahas postimit.
Fedez dhe Chiara Ferragni festuan disa muaj më parë, 4 vjetorin e martesës. Ishte data 1 shtator 2018 kur çifti, në Noto, përballë djalit të tyre Leone – vetëm 5 muajsh – dhe miqve e familjarëve nga e gjithë Italia (dhe më gjerë), u betuan për dashuri të përjetshme. Një dashuri që ka kapërcyer momentet më të vështira, siç është sëmundja e reperit, i cili marsin e kaluar iu nënshtrua një operacioni delikat për heqjen e kancerit të pankreasit.
Në përvjetorin e dashurisë së tyre Fedez i drejtoi fjalët më prekëse bashkëshortes, por mbi të gjitha plot mirënjohje. Në një postim të publikuar në Instagram, krahas një sërë imazhesh të asaj dite të paharrueshme, Fedez shkruan: “4 vite martesë së bashku, asnjëherë si sot ajo shprehja ‘në gëzim e dhimbje, në shëndet e në sëmundje’ nuk ka patur një kuptim më të thellë. Pothuajse e pamundur të shpjegohet me fjalë. Netët e përqafuara duke qarë në një periudhë plot pasiguri na kanë forcuar më shumë se kurrë. Faleminderit që je pranë meje në këtë vit kaq të komplikuar” – vazhdon ai – “Faleminderit që më dhe forcën për të përballuar sëmundje por mbi të gjitha faleminderit që më dhurove gjënë më të çmuar nga të gjitha: dy fëmijë të bukur, arsyeja e vetme për të luftuar dhëmbë e thonj. Të dua Ferry.”