Një ndër serialet më të preferuar të viteve 1998, po ashtu edhe nga adoleshentët shqiptar që ndiqnin në ato vite ekranin italian tashmë do të ketë një version krejtësisht të ri. E kemi fjalën për Charmed apo siç njihet ndryshe në italisht si Streghe, që transmetohej në vitet 1999-2006 në Rai 2.
Seriali tregn për një trio motra shtriga në San Francisco të cilat përdornin fuqitë e tyre në shërbim të njerëyve të pafajshëm dhe të pambrojtur të cilët sulmoheshin nga forcat e mbinatyrshme djallëzore. Versioni i ri do të jetë me skenar të Jessica O’Toole, Amy Rardin and Jennie Snyder.
Përderisa është ende në fazën e shkrimit të skenarit, ende nuk ka një kast aktorësh të përcaktuar.