Raundi i 1/8-ve të UEFA Champions League përfundon sonte në Tring dhe Vizion Plus me supersfidat drithëruese Bajern – Juventus dhe Barcelona – Arsenal në ftohësinë e “Alianz Arena” për kohën zero grade dhe jo tifozët e zjarrtë, bavarezet nisen më të avantazhuar pas barazimit 2-2 në takimin e parë në Itali. Nga ana tjetër, Zonja e Vjetër kërkon ndeshjen perfektë, per të prerë një biletë në çerekfinale, gjithsesi për skuadrën e Alegrit do të jetë shumë e vështirë e në mos e pamundur, duke parë mungesat e Kielini, Dibala dhe Markisio, ndërkohe qe Manxhukic është në dyshim në varësi të kroatit do të jetë dhe skema që nga 4-3-3 në mungese të tij kthehet me 4-4-2. Tekniku Alegri ka kërkuar të karikoje futbollistët e tij, teksa deklaroi se mbrëmja do të jetë e Juventus dhe mungesat nuk kanë asnjë peshe i të njëjtit mendim është edhe trajneri Guardiola, i cili ka deklaruar se kjo është nje finale për të dy ekipet dhe nuk kanë rendësi mungesat. Juventus është nje ekip i madh që di të luaj mirë si në sulm ashtu dhe në mbrojtje.
Barcelona – Arsenal | Vizion Plus 20.45
Në kampin kundërshtar Arjen Roben do ta nisë nga pankina në skemën 4-1-4-1 ku përpara mbrojtës do te jete Arturo Vidal. Ne takimin tjetër ne “Kamp Nou”, Barcelona pret Arsenalin me një rezultat shume të favorshme nga ndeshja e pare ne fitoren 2-0 ne Londër. Trajneri i topçinjve Venger ne qendër te kritikave dhe me nje largim te mundshëm ne fund te sezonit, ka bere te ditur se skuadra e tij, nuk ka shume llogari per te bere: Te sulmoje dhe te shënoje ne këtë ndeshje, por përballe ka nje skuadër qe ka 37 ndeshje pa humbur dhe është pretendenti numër nje per fitimi e turneut prestigjioz te botes.