Pesë javë pas transmetimit të dy episodeve finale të sezonit, rinovimi për një sezon të dytë të “Champions” është anulluar papritur.
Në logon e NBC, prodhimi i bashkohet listës së serialeve të anulluara “Famous in Love,” “Ghosted,” “Six,” “Nobodies” dhe “Timeless.”
“Champions” ishte mes serialeve me rating me të ulët në rrjetin e Big4 për këtë sezon. Me pjesëmarrjen e aktorëve Anders Holm, Andy Favreau, J.J Totah dhe bashkë-krijuesi Mindy Kaling, seriali mori 2 milion shikues dhe një rating 0.5 tek të rriturit mes moshave 18-49 vjeç.
Në fillim të Qershorit, Netflix filloi transmetimin e serialit në mbarë botën për sezonin e parë ndërkohë, Universal Television do të vazhdojë të kërkojë “një shtëpi të re” për transmetimin e një sezoni të dytë sipas disa burimeve.
“Champions” është prodhimi i 76 që anullohet për sezonin 2017/18./IMAlbania.com/