RTSH ka njoftuar sot se ka siguruar të drejtat televizive të Chamions League për sezonet 2021-2024.
RTSH siguron ekskluzivitetin për tre vite të UEFA Champions League
Ndaj këtij komunikimi ka reaguar edhe platforma Tring e cila ka informuar abonentët e saj se gëyon të drejtat e transmetimit për të gjitha ndeshjet deri në vitin 2024.
Champions League qëndron në TRING. Të gjitha ndeshjet ekskluzivitet deri në…
Në fakt kjo është e vërtetë, platforma Tring është e vetmja që do të transmetojë ndeshjet kundrejt abonimit që kanë kryer pajtimtarët. Por pse RTSH ka informuar teleshikuesit që ndeshjet do të transmetohen pa pagesë në rrjetin e tij? Përgjigja është e thjeshtë RTSH ka siguruar të drejtat për transmetimin e një ndeshje në javë të Champions League, të drejtë të cilën në vitet e kaluara e kishte Vizion Plus. Pra publiku sport dashës që nuk do të humbasë asnjë ndedhje nga kz kampionat futbolli do të vazhdojë ti ndjekë të gjitha ndeshjet në Tring e do mund ti gëzojë transmetimit falas në RTSH të njërës prej ndeshjeve që sipas paketës së UEFA mund të transmetohet nga televizioni që ka fituar tenderin, në këtë rast nga televizioni publik shqiptar.