Dy banorët që në startin e “Big Brother VIP” u panë mjaft pranë njëri-tjetrit ishin Maestro dhe Kiara.
Ata krijuan një marrëdhënie të mirë miqësore së bashku, deri në momentin kur Maestro vendosi që në një diskutim me Oltën të kërkonte të propozonte Luizin, Bledin dhe Kiarën.
Ishte ky momenti që solli përçarjen mes Armaldos dhe Kiarës si dhe partnerit të saj, Luizit, me të cilin ishte edhe mikeshë.
Dhe duket se një përplasje mes Maestros dhe Kiarës ka ndodhur edhe jashtë BBV.
Pak më parë Kiara deklaroi se pas daljes së saj nga reality show, askush nuk e ka telefonuar nga ish-banorët, fjalë të cilat sipas Maestros nuk janë aspak të vërteta.
Përmes një postimi në Instastory, ai ka thënë se dëshiron të takojë Kiarën.
“E fundit, meqë më pyet shumë. Dje (Kiara) tha se si iu përgjigj dikush në telefon kur isha jashtë. Në fakt e kontaktova sepse e kam shumë vlerësim për Kiarën dhe doja ta takoja sepse pas duke dalë e di si ndihesh”, tha Maestro.