Një javë më parë moderatorja Arjola Shehu zbuloi se ishte infektuar me Covid-19. Lajmi e bëri të ditur vetë moderatorja me atë një postimi në Instagram.
Ajo shkruante se kjo ditëlindje ishte ndryshe për të, e mbyllur në shtëpi dhe pa mundur të dalë as nga dhoma e saj.
“Sigurisht, kjo ditëlindje për mua është ndryshe… e mbyllur në shtëpi prej disa ditësh… me temperaturë dhe pa mundësi për të dal jashtë dhomës sime por kjo kohë vetëm, të bën të kuptosh se çfarë vërtetë ka rëndësi, kush është pranë teje, sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje! Gëzuar për mua! Me covid, por me shumë dashuri! Mezi pres të kthehem pranë jush!”- shkruante Arjola.
Së fundmi e pyetur nga një prej ndjekësve se çfarë rëndësie kuptoi mbi jetën kur u infektuar me virus, Arjola nuk ka hezituar të përgjigjet duke thënë: “Të jem e sinqertë, se sa e shtrenjtë është familja dhe se si të dridhet zemra vetëm kur mendon se diçka mund t’i ndodhë atyre”.
Arjola bëri të ditur ashtu se tashmë është mirë nga gjendja shëndetësore dhe se ditën e hënë do të rikthehet sërish me emisionin e saj të mëngjesit.