Spektakli i vallëzimit Dancing With the Stars Albania sapo ka mbyllur natën e tetë të tij. Si asnjëherë më parë në gjashtë vite shpallen dy finalistët e këtij spektakli që në puntatën e tetë. Çfarë po ndodh në Dancing With the Stars? Të gjithë konkurentët e këtij edicioni mbrëmjen e sotme kërcyen koreografi me temë personazhet më të pëlqyer nga fëmijëria e tyre. Ajo që u rendit e para ishte Dorina Mema. Nata e sotme nuk kishte eliminime por kryetari i jurisë Ilir Shaqiri ju bëri një sfidë konkurentëve. Nuk e dimë nësë kjo ishte e mirëmenduar nga prosuksioni apo ishte sfidë e cila u hodhë live në skenar. Ilir Shaqiri ftoi konkurentët të dalin ballë përballë njëri–tjetrit me ftesën se kush do të donte të shkojë direkt në netët finale. E vetmja që e pranoi këte sfidë ishte kampionia e natës së sotme Dorina Mema. Sipas Ilir Shaqirit kësaj sfide duhet ti bashkoheshin detyrimisht katër finalistët e kësaj nate, Florjan Agalliu, Beatrix Ramosaj dhe Ambra Meda të cilët ishin renditur me pikë në katër vendet e para. Sfida ishte kokë më kokë ndërmjet Florian Agalliut dhe Ambra Medës dhe Dorina Mema me Beatrix Ramosaj. Një paqartësi në mes ndarjeve u bë në skenë edhe personalisht më lind pyetja: Pse nuk u vunë në sfidë më të votuarit Dorina Mema dhe Florian Agalliun?
Nga sfida mes Florian Agalliut dhe Ambra Medës kjo e fundit humbi dhe në netët finale shkoi Floriani. Ai nuk komentoi shumë vetëm se i uroj Ambrës suksese të mëtejshme. E kundërta ndodhi me çiftin e Dorina Memës dhe Betarix Ramosaj, ku Dorina donte të luftonte deri në fund si një kampione e sportit që është.
“Në Dancing unë kam njohur njerëz të dashur që sot janë miqtë e mi dhe një ndër ta është dhe Beatrixi. Unë kalova po do kisha dashur të kalonte Betarix, se shpesh herë e trajtoj si vajzën time dhe unë vazhdoj luftën, unë kërcej më mirë kur lufta është në mes, mua lufta më mban gjallë” tha Dorina Mema.
Dorina tregoi edhe një herë forcën e një kamipone të fitnesit në këtë garë duke dashur që finalen ta prekte si çdo konkurent tjetër me guxim dhe forcë si edicionet e kaluara deri në fund. Kur ankthi dhe emocionet e forta të garës së “Dancing” po fillonte dhe lufta mes konkurentëve kishte filluar ashpër, shpallen dy finalistët e parë. Vall a do ketë finalist të tjerë në këtë spektakël? Gjithcka mbetet për tu parë edhe pse vendimi për të çuar në finale para kohe konkurentët duket si një mendim shumë i nxituar.