Antonela Berisha dhe Arsim Abdyli ngritën dyshime pak ditë më parë se mes tyre mund të ketë lindur diçka më shumë se miqësi. Aludimet nisën pasi ish-konkurrenti publikoi në Instagram një foto të tij veshur me këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza. Postimin e tij e ndau në rrjetin social edhe bukuroshja bionde, duke shkruar:“Zemra ime duket kaq bukur veshur me Dolce & Gabbana”. Ndërsa Arsimi i ktheu: “Ti je mariuana ime”.
Si të mos mjaftonin këto detaje, Antonela është takuar “rastësisht” me të në Milano. Ajo ka publikuar një video në Instastory pranë Arsimin në “Piazza del Duomo” ku thotë:
“Njerëz po ecja në Duomo dhe shikoni kë takova,” duke iu referuar ish-konkurrentit.
Të jenë takuar vërtetë “padashje” apo mes dyshes ka nisur një romancë jashtë “Për’puthen”? Kjo mbetet për t’u parë