TikTok është përballur me disa probleme sot përgjatë gjithë ditës teksa për aplikacionin kanë ardhur mijëra ankesa pasi nuk ka funksionuar për disa orë. Faqja Down Detector bëri me dije se platforma e njohur sociale filloi të kishte probleme rreth orës 9:40 të mëngjesit, me ndërprerje që papritmas u rritën nga vetëm disa përdorues, në mijëra raste.
Nuk dihet ende shkaku i problemeve, edhe pse duket se ka qenë dicka e përkohshme pasi për shumë përdorues ka rinisur të punojë në gjendjen e mëparshme, teksa përdoruesit nuk kanë qenë aspak të lumtur dhe kanë nisur të ankohen se tani i duhet të shkojnë të shohin “reels-at e Instagram” apo “story-t e Youtube”, të cilat konsiderohen versione të shëmtuara të TikTok.
Nuk ishin të paktën edhe ata që menduan se aplikacioni po mbyllej, duke qenë se së fundmi ka pasur një fushatë agresive ndaj kompanisë kineze që e zotëron, megjithatë nuk duket se ka ndonjë rrezik për këtë, të paktën tani për tani. Kujtojmë se punonjësit qeveritarë në Kanada, SHBA dhe BE i është ndaluar ta mbajnë aplikacionin në telefon pasi konsiderohet i rrezikshëm dhe se mund të performojë shërbime spiune për Kinën.
Ndërkohë një tjetër ndryshim që TikTok ka bërë është për të kufizuar përdoruesit nën moshën 18 vjeç në vetëm 60 minuta kohë ekrani në ditë për të parë videot, praktikë që këshillohet të bëhet edhe nga të rriturit që s’duan të shpenzojnë orë e orë të tëra në të.
Marrë nga news-31.com