Teksa lundroni në rrjete sociale me shumë mundësi vini re videot humoristike të Vis Pupës nga programi, “M’fal për shprehjen” që u transmetua sezonin e kaluar në ‘T’ në Digitalb. Edhe pse sezoni ka mbaruar ato kanë marrë mjaft bujë në rrjete sociale, sidomos situatat humoristike në çift.
Por aktori i njohur e ka deklaruar vetë se nuk do të jetë më këtë sezon në ‘Digitalb’. Burime për Blitz.al tregojnë se ai është në kërkim të një televizioni për ta transferuar emisionin e tij megjithatë të njëjtat burime tregojnë për Blitz.al se Visi e ka një plan B në rast se asnjëri nga televizionet shqiptare nuk i përshtatet: thjesht do ta transferojë emisionin e tij në Youtube.
Kujtojmë se Youtube fillimisht u eksperimentua si mundësi për transmetimin e emisionit nga Aulona dhe Fatma të cilat patën mjaft sukses. Referuar kësaj edhe për Visin kjo mund të ishte një ide e mirë pasi publiku shqiptar e ka provuar që është ndjekës i mirë edhe nëpërmjet Youtube-it.