Vdekja e afro-amerikanit George Floyde cilësohet tashmë si një çështje ndërkombëtare, që është kthyer në një kauzë kundër racizmit. Në vazhdën e protestave që kanë ngritur në këmbë të gjithë Amerikën, figurat kryesore të artit kanë vendosur që për një ditë të ndalin punën e tyre dhe të luftojnë për padrejtësitë racore.
2 qershori është emërtuar si “Blackout Tuesday” (E marta e mbyllur), që ka angazhuar gjithë personazhet më të njohur në mbarë botën. Personazhet, si Rihanna, Michael Jordan, Kendall Jenner etj, i janë bashkuar kësaj nisme duke publikuar foto me sfond të zi në profilet e tyre në rrjete sociale.
https://www.instagram.com/p/CA7EaPGFZN4/?utm_source=ig_web_copy_link
Edhe VIP-at shqiptarë i janë bashkuar kësaj “proteste online”, duke postuar foto të zeza shoqëruar me hashtag “#noracism”, “#blacklivesmatter”, “#justiceforgeorgefloyd”. Këtë të martë e gjithë industria e argëtimit do të stopojë dhe një pjesë e mirë e bizneseve do të mbyllen për t’i thënë ndal racizmit dhe për të vendosur drejtësinë për Geroge Floyd.
https://www.instagram.com/p/CA7QDV-Dy3D/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/CA7PIqanO6s/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/CA7RBb9Jj7o/?utm_source=ig_web_copy_link
Një autopsi e zhvilluar në mënyrë private ka zbuluar se afro-amerikani vdiq nga asfiksia për shkak se një polic i vendosi gjurin në pjesën e qafës dhe të shpatullave deri sa e la pa frymë. Në rrjet qarkulluan video të shumta, në të cilat Floyd shihej duke i kërkuar me lutje një oficeri të policisë ta linte të lirë, sepse nuk po merrte dot frymë.