Kantautori Flori Mumajesi ditët e fundit është kthyer në personazhin më të përfolur në mediat sociale. Video mesazhet që këngëtari vayhdimisht po publikon në instagram jo vetem që kanë habitur fansat por dhe i ka shqetësuar ata për gjendjen psikologjike që po kalon. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale ai deklaroi se do të fshijë të gjithë këngët e tij nga kanali “YouTube”.
Së fundmi ai ka dashur të qetësoj ndjeksit e tij se gjendja e tij shëndetësore është e mirë por nga ana tjetër ka rrëfyer se ka kaluat 4 vitet më të tmerrshme të jetës së tij ku ka pësuar shumë humbje.
Këngëtari ka reaguar pas mesazheve të marra në rrjetet sociale, ku vendos t’i përgjigjet dikuj që i ka thënë se po viktimizohet me këto deklarata.
“Nuk kam lexuar komente, portale, tituj që i kisha marrë parasysh që para se t’i bëja. Unë s’jam artist, jam njeri si ju, si të gjithë ju. Mbase këtë mburojën emocionale e kam pak më të dobët dhe sa vjen edhe dobësohet më shumë, ndoshta edhe nga konsumi. Është histori emocionale, jete, cikli i jetës. Duke nisur me këngën ‘Thjesht të du’, që është simboli jetës, i dashurisë. Para disa ditësh isha në Greqi dhe mbase prandaj e bëra atë videon. Aty u ngarkova me shumë emocione dhe ndoshta s’duhet të kisha reaguar ashtu. Kam qenë i vogël, 13-14 vjeç, ku pësova dhimbjen më të madhe në jetë, të parën. Një ditë pasi im atë doli nga spitali. Më tha viktimë. Ashtu i jam dukur në sytë e saj, ose mbase është ndikuar nga të tjerët. Ajo më njeh dhe mesa duket ka harruar që unë 4 vitet e fundit kam kaluar një tmerr, një horror dhe prapë jam këtu, i viktimizuar sipas saj. Ka harruar që unë kam mohuar gjakun tim, apo këtu s’jam i viktimizuar.
Ka harruar që unë jam i vdekur për së gjalli, që më është drejtuar vdekja në një formë a një tjetër. Ka harruar që unë po të viktimizohesha do kisha dalë, por unë viktimizimin s’e bëj dot. Viktimizimi bëhet për një arsye, për të përfituar diçka. Unë s’jam as servil, as b**hë lëpirës, as pa dinjitet dhe e gjithë kjo ndarje që bëj me ju është për gjënë e fundit që kam: muzikën dhe dinjitetin. Prandaj të gjitha ngjarjet kanë ndodhur kështu. Nuk jetoj dot klishe, bëj ca udhëtime dhe kthehu. Unë dhe pak para se të më ndodhte humbja e fundit (i referohet vdekjes së nënës), kam punuar dhe jam strapacuar. Qaja natën, ditën punoja. Sfidova veten në mënyrën më të gabuar. Unë kurrë nuk kam konkurruar për kupa, as për çmime. Nuk vë dot shpirtin tim në konkurrim. Për çfarë? E vlerësoj shumë publikun dhe kur i pëlqejnë këngët, por nuk i mbaj kurrë kupat.
JUa kam dhënë njerëzve të mi të rëndësishëm sepse më duket shumë pompozitet t’i mbaj në studion time. Ky s’është viktimizim, është e kundërta. Më thuaj, shoqja ime ngushtë ti si do ndiheshe? Kur shihje që talleshin me kupat? Për vlerat që mbartin? Për këngën ‘Thjesht të du’ që më bën të ndihem keq para dhe pas çdo dasme. Unë qaja para çdo dasme. Ajo këngë është histori, është krijesa ime. E pamundura ime më saktë. Si nga familja që më ka sjellë në jetë ashtu dhe për familjen që s’e kam ndërtuar dot vetë. Simbolin e jetës”, është shprehur Flori.