Fjolla Morina është një nga këngëtaret më të komentuara të showbiz-it tonë. Ajo di si ta tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj ekstravagante.
Mirëpo së fundmi nuk bëhet fjalë për këtë. Fjolla ka ndarë një foto me ndjekësit e saj në “Snapchat”, ku duket në spital.
“Jam sëmurë,”-shkruan Morina krahas imazhit ku duket duke marrë një serum në krahë.
Ky është i vetmi informacion që këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj, duke mos dhënë më shumë detaje.
Duke shpresuar që të jetë një grip i zakonshëm, i urojmë shërim të shpejtë Fjollës.
Muajt e fundit Fjolla ka qenë në qendër të vëmendjes për ndarjen e bujshme nga Fisnik Syla. Ishte biznesmeni ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’. Syla ka zbuluar gjithçka në lidhje me ndarjen nga Fjolla, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie.
Ndonëse këngëtarja nuk ka folur drejtpërdrejtë për ndarjen ajo ka lënë të kuptohet në rrjetet sociale se është tradhtuar. Lidhja e tyre u zbulua në shtator të 2020 kur këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.